Flash News

E-TJERA

Pas Butrintit dhe Pallatit të Brigadave, qeveria jep me koncesion edhe Amfiteatrin e Durrësit

Pas Butrintit dhe Pallatit të Brigadave, qeveria jep me koncesion edhe

Qeveria ka vendosur të zgjerojë listën e trashëgimive kulturore, të cilat po jepen me koncesion. Pas Parkut Kombëtar të Butrintit dhe Pallatit të Brigadave, radhën këtë herë e ka Amfiteatri i Durrësit.

Një plan për menaxhimin e zonave arkeologjike të Durrësit është hedhur për konsultim. Plani në fjalë parashikon që Plani i Menaxhimit të Integruar të Zonave Arkeologjike të Durrësit, i financuar nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) të marrë me koncesion për 15 vite pjesën e trashëgimisë kulturore të Durrësit.

"Sipas rregulloreve, PMI-ja është jo më pak se pesë vjet, por për PMI-në kjo është përpunuar me një afat kohor shtatëvjeçar. Pesë vjet afatshkurtër plus dy vjet shtesë për projekte në periudhën afatmesme. Për të ndjekur vizionin siç përshkruhet, periudha afatgjatë është përtej PMI-së nga tetë deri në pesëmbëdhjetë vjet" thuhet në draftin e qeverisë.

Plani prek zonat muzeale të Durrësit ku paraqiten edhe skemat e menaxhimit. Sipas draftit përparësi merr menaxhimi direkt përmes fondacioneve të posaçme. Në kuadër të kësaj pike, në draft kërkohet krijimi i një subjekti të ri jofitimprurës në formën e një fondacioni të bashkëthemeluar nga institucione shtetërore të përfaqësuara nga Ministria përgjegjëse për trashëgiminë kulturore dhe një partner strategjik.

Pas Butrintit dhe Pallatit të Brigadave, qeveria jep me koncesion edhe

"Miratimi, koordinimi dhe menaxhimi i PMI-së do të përfshijë formimin e një komiteti koordinues për të siguruar arritjen e strategjisë së PMI-së nëpërmjet zbatimit të të gjitha aktiviteteve kryesore dhe të vogla. Përgjegjësia për koordinimin e këtij komiteti do të jetë nën drejtimin e Ministrisë së Kulturës, e cila do të caktojë përfaqësuesin e tij. Brenda menaxhimit, struktura do të përfaqësohet nga të gjithë aktorët kryesorë të përfshirë në zhvillimin e projekteve të ndryshme, përfshirë një përfaqësues të njësisë që do të promovojë zhvillimin kulturor", thuhet në draft. 

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit