Flash News

E-TJERA

Pas deklaratave kërcënuese, arrestohet xhaxhai i Elvis Shkambit

Pas deklaratave kërcënuese, arrestohet xhaxhai i Elvis Shkambit

Pas deklaratave kanosëse të bëra në media, Gjovalin Shkambi 49 vjeç, është vënë në pranga nga policia.

Shkambi deklaroi për mediat se çdo gjyqtar që do të dënojë nipin e tij, do të përballet me plumba. Pas kësaj deklarate, policia ka bërë shoqërimin e tij.

"Sektori i Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Njësisë Rajonale të Antiterrorit Shkodër dhe me mbështetjen e shërbimeve të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër, kapën dhe shoqëruan në Komisariat 49 vjeçarin.

Në vijim të veprimeve procedurale, të drejtuara nga Prokuroria e Shkodrës, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj. Sh., 49 vjeç, banues në Shkodër.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja e gjyqtarit” dhe “Kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”", njofton policia.

 

Të fundit