Flash News

E-TJERA

Pas dekretimit të qeverisë "Rama 3", Parlamenti mblidhet nesër në 10.00 për ta votuar; çfarë parashikohet

Pas dekretimit të qeverisë "Rama 3", Parlamenti mblidhet

Një ditë më parë presidenti Ilir Meta dekretoi ministrat e propozuar nga kryeministri Edi Rama. Parlamenti do të mblidhet nesër në orë 10.00 për votimin e përbërjes së kabinetit qeveritar dhe programit qeverisës.

Ligji parashikon se se kryeministri i emëruar i paraqet për miratim Kuvendit, brenda 10 ditëve, programin politik të Këshillit të Ministrave së bashku me përbërjen e tij. Afat ky që llogaritet nga data 10 shtator, kur edhe Rama u dekretua nga Meta.

Pas dekretimit të qeverisë "Rama 3", Parlamenti mblidhet

Nuk pritet të ketë pengesa për votimin e qeverisë së re në Kuvend, por nuk përjashtohen debatet me opozitën, kur Rama të prezantojë programin me të cilin do të qeverisë katër vitet e ardhshme.

Pas seancës në Kuvend, kryeministri së bashku me kabinetit e tij do të të betohen para presidentit Meta. Ky i fundit është shkarkuar nga Kuvendi me nismën e socialistëve, por fjalën e fundit do ta japë Gjykata Kushtetuese,

Qeveria “Rama 3”, përveç kryeministrit, ka në përbërje të saj 16 ministra, nga të cilët 12 gra dhe 4 burra. Përveç pesë emrave të rinj, pjesa tjetër janë ministra aktuale.

Pas dekretimit në presidenca qeveria pritet të nisë menjëherë nga puna. Kujtojmë që seancat që janë zhvilluar deri më tani, janë shoqëruar me debat mes qeverisë dhe opozitës, e cila kundërshtoi vendosjen e Lindita Nikollës në krye të Kuvendit.

Të fundit