All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Pas “Diellës”, do kemi edhe “numëruese” virtuale. AI hyn në zgjedhjet e 9 nëntorit

All - Paragraf - 1

Pas “Diellës”, do kemi edhe “numëruese”

Pas prezantimit të “Diellës”, ministres virtuale, Inteligjenca Artificiale po shtrihet tani edhe në proceset zgjedhore.

All - Paragraf - 3

Në konferencën e organizuar në Tiranë nga IDEA në bashkëpunim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi njoftoi se në zgjedhjet e pjesshme vendore më 9 nëntor, në pesë bashki të vendit, po shqyrtohet mundësia e aplikimit të AI për numërimin e votave.

"Shqipëria është përfshirë në fushën e digjitalizimit në shumë fusha, tani edhe në proceset zgjedhore. Identifikimi biometrik u aplikua 100%, ndërsa votimi elektronik është në proces zhvillimi. Që nga viti 2022 kemi aplikuar disa platforma në këtë fushë. Më 9 nëntor në zgjedhjet e pjesshme po punojmë për aplikimin e AI për numërimin e votave. Ky proces digjitalizimi i mbështetur nga BE dhe jo vetëm ka sjell lehtësira në procesin zgjedhor, por jemi të përgjegjshëm për rreziqet si sulmet kibernetike, për të cilat po marrim masat e nevojshme", tha Celibashi.

Një hap që, sipas tij, rrit efikasitetin dhe transparencën, me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Por bashkë me entuziazmin, lind edhe pyetja: Sa mund t’i besojmë Inteligjencës Artificiale kur në lojë është vullneti i qytetarëve?

AI nuk është e paanshm, ajo mëson nga të dhënat që i jepen, dhe çdo algoritëm mund të pasqyrojë gabime, mangësi apo edhe qëndrime njerëzore të fshehura në kod.

Të fundit