Flash News

E-TJERA

Pas dy ditësh diskutime, Kuvendi miraton me 76 vota pro buxhetin e vitit 2023

Pas dy ditësh diskutime, Kuvendi miraton me 76 vota pro buxhetin e vitit

Pas dy ditësh debate, Kuvendi ka miratuar në parim buxhetin e vitit 2023 me 76 pro e 41 kundër.

Opozita u shpreh kundër projektligjit me arsyetimin se nuk i përgjigjej krizës dhe nevojave të qytetarëve. Kuvendi miratoi edhe tre projektligje të tjera.

Me 76 pro e 40 kundër u miratua projektligji për akcizat. Projektligji për tatimin mbi vlerën e shtuar u miratua me 76 pro e 40 kundër. Ndërsa ai për procedurat tatimore u miratua me 76 vota pro e 40 kundër.

Prezent në sallë ishin 115 deputetë. Seanca e sotme nisi në orën 09.00. Ndërsa dje u zhvillua një seancë martonë që nisi në orën 10.00 dhe u mbyll në orën 23.00.

Të fundit