Flash News

E-TJERA

Pas Çelës, edhe Dhoma e Avokatisë del kundër Kodit të ri Penal: Represiv dhe skandaloz, bie ndesh me parimet e avokatit

Pas Çelës, edhe Dhoma e Avokatisë del kundër Kodit të

Pas Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela, edhe Dhoma e Avokatisë ka dalë kundër Kodit të ri Penal.

Në një deklaratë për mediat, kreu i saj, Maks Haxhia është shprehur se “Kodi i ri Penal është represiv”.

Haxhia tha se askush nuk e di kush ka qenë në trupën e stafit të ekspertëve që paraqitën këtë Kod. Më tej i ashtoi se Kodi i propozuar ka “dispozita konfuze, të paorganizuara dhe të paorientuara”.

"Drafti i Kodit Penal ka një sërë problemesh serioze. Duhej të shoqërohej me një komunikim të qartë për të gjithë aktorët, duke shpjeguar nevojën që çoi në përgatitjen e këtij drafti. Një kod i tillë, që është i ngarkuar me dispozita të paqarta, me dënime të tepërta dhe me teknika të vështira, nuk besoj që do të pranohet nga Europa. Për të bërë një kod të ri, duhet të jenë të gjithë aktorët e drejtësisë përfshirë, pasi kodi penal nuk mund të riparohet në këtë mënyrë", deklaroi Haxhia.

Haxhia paralajmëroi se draftin do ta çojnë në Kushtetuese.

"Bie ndesh me parimet e avokatit. Do ta dërgojmë në Dhomën e Avokatëve në BE dhe, nëse është e nevojshme, do ta kontestojmë në Gjykatën Kushtetuese, megjithëse shpresojmë të mos arrijmë deri aty. Ky projekt është skandaloz dhe ka nevojë për rishikim nga juristët", shtoi ai.

Të fundit