Flash News

E-TJERA

Pas humbjes së thellë me Kukësin, Skënderbeu shkarkon trajnerin Ahmataj 

  Pas

Trajneri i ekipit të Skënderbeut, Julian Ahmataj nuk është më në drejtimin e këtij klubi, Ky vendim ka ardhur pas humbjes së thellë të Skënderbeut me Kukësin. Rezultati i thellë 4-0 në favor të Kukësit, ka bërë që klubi korçar të renditet i fundit në grup. 

Lajmi është bërë me dije nga vetë klubi përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebok. 

“KF Skënderbeu dhe Ahamtaj mbyllin me mirëkuptim bashkëpunimin. Ju njoftojmë se pas një bisede mes palëve, Klubi i Futbollit “Skënderbeu” dhe Julian Ahmataj kanë mbyllur marrëveshjen e bashkëpunimit me mirëkuptim. KF Skënderbeu falenderon ish-trajnerin bardhekuq për përkushtimin dhe punën e mirë të zhvilluar gjatë kohës që ishte në drejtimin e ekipit.  I urojmë Ahmataj shumë suksese dhe fat në të ardhmen!”, - shkruhet në njoftim. 

“KF Skënderbeu dhe Ahamtaj mbyllin me mirëkuptim bashkëpunimin” Ju njoftojmë se pas një bisede mes palëve , Klubi...

Posted by KF Skënderbeu on Sunday, January 31, 2021

Të fundit