Flash News

E-TJERA

Pas kërkesës për arrestimin e Ahmetajt, Nikolla thërret mbledhjen e Këshillit të Mandateve

Pas kërkesës për arrestimin e Ahmetajt, Nikolla thërret

Pas kërkesë së SPAK drejtuar Kuvendit, për arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Mandateve.

Mësohet se Këshilli për Rregulloren dhe Mandatet dhe Imunitetin do të mblidhet nesër 11.07.2023 në orën 16:00.

Mbledhja do të zhvillohet në Kryesinë e Kuvendit.

Pas kërkesës për arrestimin e Ahmetajt, Nikolla thërret

Në dosjen voluminoze dorëzuar mëngjesin e kësaj të hëne në kryesinë e Kuvendit, prokurorët e Posaçëm kanë ngritur tre akuza ndaj ish-ministrit Ahmetaj.

Kujtojmë që hetimet ndaj Ahmetajt nisën që nga inceneratori i Elbasanit

Më konkretisht SPAK akuzon ish ministrin Ahmetaj, për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Për shkak se çështja është në hetim, SPAK ka kërkuar që mbledhja të bëhet me dyer të mbyllura.

Të fundit