Flash News

E-TJERA

Pas kërkesës së KQZ, dekriminalizimi nis verifikimin për tre kandidatë

Pas kërkesës së KQZ, dekriminalizimi nis verifikimin për tre

Pas kërkesës së bërë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Njësia e Dekriminalizimit ka nisur verifikimin për dy nga kandidatët e pavarur për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.

Bëhet fjalë për Bojken Abazin nga Vetëvendosje dhe Pal Shkambin kandidat i pavarur.

Kërkesë për verifikim nga KQZ si kandidat i pavarur ka edhe për Rezart Tushën, kandidat i PD në listën e qarkut të Durrësit, të akuzuar nga socialistët megjithatë ende nuk ka nisur një verifikim për të.

Shkambi në vitin 2013 kur kandidonte si kryetar i Partisë Popullore Kristian-Demokrate Shqiptare, u gjobit nga ky institucion për mosrespektimin e kuotës gjinore.

Sa i përket kandidatit të PD, Tusha rezulton se është arrestuar në Zvicër më 18 shtator të vitit 1994 pasi u kap me 42.5 gram drogë heroinë.

Ai është shkarkuar më herët si drejtor i Burgut të Rrogozhinës, për dhënie të lejeve të paligjshme. Pas akuzave publike të bëra nga PS, KQZ kërkoi informacion të detajuar Prokurorisë.

Për Bojken Abazin të Vetëvendosjes, KQZ thotë se ka deklaruar disa procedime penale të mëparshme në Kosovë, por kandidatura e tij u miratua.

Të fundit