Flash News

E-TJERA

Pas kërkesës së KQZ, Kolegji Zgjedhor afron datën e shqyrtimit të ankimimit të PS për listat e "PD-AN"

Pas kërkesës së KQZ, Kolegji Zgjedhor afron datën e

Kolegji Zgjedhor ka ndryshuar datën për shqyrtimin e ankimimit të Partisë Socialiste ndaj vendimit të KAS për listat e koalicionit "Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim".

Më herët ishte vendosur data 31 marts ora 11:00, por pas kërkesës së KQZ-së, seanca do zhvillohet dy ditë më herët, në të njëjtën ore, pra më 29 mars.

KQZ kërkoi përshpejtimin e procesit duke argumentuar se çdo vonesë do të krijonte pamundësinë e miratimit të përmbajtjes së fletës së votimit, e cila ndikon në procesin e prodhimit dhe shpërndarjes së fletëve të votimit brenda afateve të përcaktuara. 

Trupa gjykuese që do të shqyrtojë ankimimin e PS-së përbëhet nga Alma Kolgjoka, relatore, Asim Vokshi, Esmeralda Xhiri, Gentian Medja dhe Manjola Xhaxho, anëtarë.

Pak ditë mëparë, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi të rrëzojë vendimin e KQZ-së, i cili kishte vendosur të hiqte 78 kandidatët të koalicionit "Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim", duke i konsideronte të tepërt dhe thyerje të rregullores së Kodit Zgjedhor.

Ky vendimi i KAS u ankimua në Kolegjin Zgjedhor nga Partia Socialiste me argumentin se numri i lartë i listës së kandidatëve sjell problematikë thelbësore në fletën e votimit dhe përbën cenim të votës së parapëlqyer pasi kandidatët që do të jenë në pjesën e dytë të listës iu bëhet e pamundur të kapin herësin ose 10 000 vota për t’u zgjedhur në Kuvend. Si dhe, PS thekson se numri i kandidatëve që duhet të përmbajë lista është përcaktuar në Urdhrin e botuar nga Kryekomisioneri në faqen zyrtare të twitter me datë 08.03.2021. në këtë kuptim koalicioni nuk i është përmbajtur urdhrave ligjor të KQZ.

Të fundit