Flash News

E-TJERA

Pas kryebashkiakes së Dimalit dhe “Salillarit”, banorët e Lumasit padisin në SPAK kreun e IKMT Tiranë; arsyeja

Pas kryebashkiakes së Dimalit dhe “Salillarit”, banorët e


Vetëm pak ditë pasi kallëzuan në SPAK kryebashkiaken e Dimalit, Juliana Memaj dhe administratorin e firmës “Salillari”, banorët e Lumasit kanë depozituar një kallëzim penal në SPAK edhe ndaj kreut të IKMT Tiranë, Ajet Zyberi.

Sipas Balkan Web, kallëzimi penal i banorëve të Lumasit u krye mesditën e sotme, menjëherë pas takimit që një grup banorësh patën me kreun e IKMT Zybeja ku konstatuan se nuk është marrë prej tij vendimi për pezullimin e punimeve në kanionin e Sinecit.

Në padinë e depozituar në SPAK, të firmosur nga 123 banorët e fshatit Lumas kërkohet ndjekje penale për “shpërdorim detyre” ndaj kryeinspektorit të IKMT Tiranë, Ajet Zybeja, i cili sipas banorëve po lejon që të vazhdohet ndërtimi në kanionin e Sinecit duke mos marrë asnjë masë.

Sipas banorëve, pasi kryeinspektori i IKMT Tiranë u njoh me raportin e shkeljeve ligjore të konstatuara nga 3 inspektorët e IKMT Elbasan, duhet të vijonte procedurat ligjore uke anuluar punimet në kanionin e Sinecit dhe duke gjobitur firmën “Salillari”.

Në kallëzimin penal thuhet se Zybeja jo vetëm që nuk ka vazhduar me procedurat ligjore por po mundohet të hedhë poshtë procesverabalin e mbajtur nga ana e 3 inspektoreve të IKMT Elbasan, me qëllim mbrojtjen e kreut të Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari. Sipas padisë së banorëve, Zybeja po mundohet të manipulojë provat duke ngritur një grup tjetër pune për të fshehur faktet.

Vetëm pak ditë më parë, pas inspektimi të 3 inspektorëve të IKMT Elbasan, Klajdi Merxhani, Aranit Çela dhe Ardian Lufo u mbajt një proces-verbal nga ana e tyre, ku u konstatuan shkeljet e firmës “Salillari”. Në proces-verbal thuhej se “Salillari” kishte kryer disa kundravajtje, si: marrja pa leje administrative e ujit, mospajisje me autorizim, veprimtari që kryhen në kundërshtim të mbrojtjes së brigjeve dhe ndërtimin e objekteve për shfrytëzimin e burimeve.

 

 

Të fundit