Flash News

E-TJERA

Pas largimit nga Partizani, Ilir Daja merr drejtimin e Ballkanit

Pas largimit nga Partizani, Ilir Daja merr drejtimin e Ballkanit

Ilir Daja është zyrtarisht trajneri i ri i skudrës së Ballkanit në Kosovë. Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi.

Në një postim në Facebook, klbui i uron mirëseardhjen Dajës në Ballkan. Kujtojmë se vetëm disa ditë më parë Ilir Daja u largua nga klubi i Partizanit. Më herët ai ka qenë ish-trajner i Tiranës, Dinamos dhe Flamurtarit.

NJOFTIMI ZYRTAR I KLUBIT TË BALLKANIT

"Mirësevjen Ilir Daja"

Sot në ambientin e stadiumit të FC Ballkanit klubi ka arritur marrëveshje me Trajnerin nga Shqipëria Ilir Daja.

Pas një mbledhje të stafit drejtues dhe stafit teknik, u vendos që ILIR DAJA të merrte drejtimin e skuadrës, ndërkohë që ARTIM POLLOZHANI do të jetë ndihmës i tij.

Kryetrajneri i ri i Skuadrës sonë aventurën e tij të fundit e kishte në Tiranë , ku drejtonte klubin e FK Partizanit.

Klubi i dëshiron mirëseardhje trajnerit të ri në skuadër , duke i dëshiruar suksese dhe arritjen e qëllimeve të vendosura së bashku me skuadrën tonë.

Të fundit