Flash News

E-TJERA

Pas largimit nga Shqipëria, Yuri Kim merr postin e rëndësishëm në DASH

Pas largimit nga Shqipëria, Yuri Kim merr postin e

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim do të marrë një post të rëndësishëm në Departamentin e Shtetit, pas largimit nga Shqipëria.

Burime diplomatike bëjnë me dije se Yuri Kim sapo është shpallur zyrtarisht si zëvendës ndihmës sekretarja kryesore për Çështjet Evropiane (dhe ushtruese e detyrës së ndihmës sekretarit derisa të konfirmohet Jim O’Brien), duke filluar nga 10 korriku.

Jim O’Brien është i ngarkuar me sanksionet ndaj individëve qe cenojnë politikat e sigurisë kombëtare amerikane.

Pas largimit nga Shqipëria, me përfundimin e mandatit në Tiranë, Yuri Kim do të zëvendësohet nga David Kostelançik.

Të fundit