Flash News

E-TJERA

Pas Mitsotakis, edhe Dendias vjen nesër në Tiranë

Pas Mitsotakis, edhe Dendias vjen nesër në Tiranë

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, do të vizitojë nesër Tiranën. Vizita e tij vjen gati dy javë pasi ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ishte e pranishme në Greqi.

Nuk dihet nëse në takimin që do të mbahet nesër do të diskutohet apo jo çështja e detit.

Në fillim të dhjetorit, Xhaçka diskutoi me Dendias rresht çështjes, pasi dy vite më parë ranë dakord që çështja e detit të shkojë në Gjykatën e Hagës.

Më 22 dhjetor kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis do të zhvillojë një takim në jug të vendit, në Himarë, Finiq dhe Dropull, me minoritetit grek. Vizita e tij ishte planifikuar të bëhej më 6 dhjetor, por kushtet atmosferike e bënë të pamundur.

 

Të fundit