Flash News

E-TJERA

Pas opozitës bullgare, Austria kërkon çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe MV: BE të japë një sinjal të qartë

Pas opozitës bullgare, Austria kërkon çeljen e negociatave

Austria ka kërkuar që BE t'i japë një sinjal Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut sa i përket çeljes së negociatave. Ky apel vjen në mbyllje  të vitit 2021, në të cilin shpresohej se do të jepej drita jeshile.

Ministrja e Austrisë për Europën, Karoline Edtstadler i kërkoi Brukselit që të marrë vendimin e duhur për Shqipërinë dhe MV në lidhje me Konferencën e Parë Ndërqeveritare.

Gjithashtu i bëri thirrje Francës, e cila merr Presidencën e BE-së në 1 janar, që të ketë si fokus Ballkanin Perëndimor. Edtstadler theksoi se nën qeverisjen e kancelarit Karl Nehammer, Austrisë duhet të fokusohet në politikën e emigracionit dhe zgjerimin e BE-së.

“Negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë janë në prag të nisjes së tyre. Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për një sinjal të qartë politik, se ne ndodhemi në planifikimin e së ardhmes së Bashkimit Europian”, tha Edtstadler për mediat vendase.

Më herët ishte lideri i opozitës bullgare, Bojko Borisov, është shprehur i gatshëm të mbështesë çeljen e negociatave për integrimin evropian, për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Borisov tha se Sofja e ka ndaluar procesin e integrimit të Shkupit dhe Tiranës, ndërsa shtoi se RMV-ja duhet të zgjidhë temat që kanë shkaktuar ngërçin.

Bullgaria është shprehur më herët se Shqipëria duhet të ndahet nga MV dhe se ishin të gatshëm të jepnin "OK" për anëtësimin e vendit tonë. Vetoja bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut po mban peng të dyja shtetet. Zyrtarë të lartë të BE-së janë shprehur pozitivisht për çeljen e negociatave për Shqipërinë, por mënyra e funksionimit të bllokut ka bërë që ende të mos caktohet data për Konferencën e Parë Ndërqeveritare.

Të fundit