Flash News

E-TJERA

Pas Ramës, edhe Taulant Balla do thirret si dëshmitar në dosjen “Partizani”

Pas Ramës, edhe Taulant Balla do thirret si dëshmitar në dosjen

GJKKO do të vijojë shqyrtimin e dosjes “Partizani” në seancën e radhës, e cila do të mbahet më 30 prill, në orën 12:00.

Gjykata ka kërkuar që të thirret si dëshmitar edhe Taulant Balla, i cili është njëkohësisht edhe kallëzues në këtë çështje.

Më herët gjykata pranoi kërkesën e mbrojtjes së Berishës, për të thirrur kryeministrin Rama në hetimet që lidhen me privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

SPAK ka kërkuar gjithashtu thirrjen si dëshmitarë të biznesmenit Paro Laçi, si dhe të shtetasve Albert Xhani dhe Isa Tare.

Të fundit