Flash News

E-TJERA

UEFA përjashton tifozët e Dinamo Zagrebit nga ndeshjet kontinentale

UEFA përjashton tifozët e Dinamo Zagrebit nga ndeshjet kontinentale

Tifozët e Dinamo Zagrebit nuk do të lejohen të marrin pjesë në ndeshjet e klubit jashtë vendit këtë sezon pas vrasjes së tifozit grek të AEK-ut në fillim të këtij muaji.

Më shumë se 100 persona, shumica prej të cilëve shtetas kroatë, janë akuzuar për përleshjet që çuan në vrasjen me thikë të Michalis Katsouris, tifozi 29-vjeçar i AEK-ut.

Incidentet ndodhën përpara një ndeshjeje kualifikuese të Champions League mes palëve .

Presidenti i UEFA-s Alexander Ceferin u takua me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis në Athinë këtë javë dhe i kërkoi futbollit evropian të eliminojë huliganizmin.

Të fundit