Flash News

E-TJERA

Pas sherrit në lokal, vritet me kallashnikov 51-vjeçari në Vaun e Dejës

Pas sherrit në lokal, vritet me kallashnikov 51-vjeçari në Vaun

Një person ka mbetur i vrarë në orët para të mëngjesit të sotëm në Vaun e Dejës, në Shkodër.

Sipas policisë, pas një konflikti pë motive të dobëta Alfons Palushani 37 vjeç ka vrarë me armë zjarri Agron Metushin 51 vjeç.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta në lokalin e fshatit. Pas sherrit, autori i dyshuar ka marrë armën e zjarrit kallashnikov dhe e ka qëlluar për vdekje 51-vjeçarin kur ky i fundit ka hipur në automjetin e tij për tu larguar nga lokali. 

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.08.2022, rreth orës 03:00, në fshatin Shelqet, Vau i Dejës, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se shtetasi A.P., 37 vjeç, banues në fshatin Stajkë, Vau i Dejës, ka vrarë me armë zjarri shtetasin A. M., 51 vjeç, banues në Shkodër.

Nga veprimet e shpejta dhe hetimet paraprake të kryera nga Policia, dyshohet se konflikti për motive të dobëta ka nisur në lokalin e fshatit dhe menjëherë shtetasi A.P., ka shkuar në banesë ka marrë armën e zjarrit kallashnikov dhe në momentin që shtetasi A.M. ka hipur në automjetin e tij për tu larguar shtetasi A.P. e ka qëlluar me armë zjarri.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e tij.

 

Të fundit