Flash News

E-TJERA

Pas takimit “të dështuar” me Ramën, banorët e “5 Majit” depozitojnë padi në SPAK; çfarë kërkojnë

Pas takimit “të dështuar” me Ramën, banorët e

Banorët e zonës së “5 Majit” i janë drejtuar SPAK-ut, pasi takimi i djeshëm me kryeministrin Edi Rama, sipas tyre nuk prodhoi asgjë konkrete.

Ata kanë depozituar padi në Prokurorinë e Posaçme për prishjen e banesave të tyre, të cilat do të shemben për shkak të projektit të rindërtimit.

Avokatja Adriana Kalaja në një deklaratë për mediat bëri me dije se banorët kanë kërkuar vendosjen e sekuestros preventive mbi projektin.

Ajo ka shtuar se marrëveshja që iu është ofruar banorëve nuk mbron interesat e tyre. Gjithahstu theksoi se prishja e shtëpive është e kundraligjshme.

“Akt-marrëveshja që i është drejtua banorëve është diskriminuese, e pabazuar në ligj. Ajo nuk merr në konsideratë interesat e banorëve dhe nuk ka afat se kur do të japë efektet. Ligji e përcakton qartazi se duhet të ketë një vendim prishje.

Vendim prishje që e kemi konsideruar shkelje flagrante. Kemi kallëzuar dhe kryetarin e kadastrës, pasi ka kthyer përgjigje negative në shpërdorim të detyrës, se banorët nuk mund të legalizohen. Të gjithë komponentët që kemi parashtruar para SPAK, besoj do të hetohen.

Kemi kërkuar marrjen e masës së sekuestros preventive mbi projektin. Projekti është i Boerit, që nuk ka lidhje me projektin e rindërtimit për shkak të pasojave të tërmetit. Ne i kemi kërkuar SPAK, vënien e sekuestrosh preventive mbi këtë projekt dhe pezullimin e aksionit të prishjes deri në zbardhjen e çështjes”, tha Kalaja.



Të fundit