Flash News

E-TJERA

Pas valës së skandaleve ushqimore, "zgjohet" AKU, kontroll fasadë në Shkodër

Pas valës së skandaleve ushqimore, "zgjohet" AKU, kontroll

Pas një vale të gjatë skandalesh ushqimore që kanë tronditur opinionin publik, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) është zgjuar dhe ka zhvilluar paraditen e kësaj të shtune një aksion kontrolli në tregun ushqimor të Shkodrës.

Sipas AKU, gjatë inspektimeve në treg, janë konstatuar shkelje të rënda dhe janë vendosur 8 gjoba e janë bllokuar rreth 3 mijë kilogramë fruta-perime, që nuk përmbushnin kriteret ligjore për tregtim.

Sipas autoritetit të ushqimit objektivi i këtij operacioni ishte garantimi i sigurisë ushqimore dhe frenimi i informalitetit në sektor, por për çfarë sigurie e ka fjalën AKU, kur në vendin tonë prej muajsh kanë qarkulluar produkte të kontaminuara, që nga mishi me salmonela, qumështi me alfatoksinë, specat me pesticide dhe së fundmi djathë i kontaminuar. 

Vetëm gjatë vitit 2025, Shqipëria ka shënuar numrin më të lartë të produkteve të helmuara që janë futur në vend, duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve. Dhe në të gjitha këto raste ndërhyrja e AKU-së ka ardhur pas raportimeve mediatike, jo si rezultat i monitorimeve të përditshme që pritet nga një autoritet i tillë.

Prandaj ky lloj formalizimi i AKU-së, nuk është siguri ushqimore është thjesht teatër. Më poshtë rastet e produkteve të helmuara që janë futur në vendin tonë:

“Salmonella Typhimurium”, bakteri vdekjeprurës që u gjet te mishi i pulës së importuar nga “Dimal” 

Investigim i Piranjave/ Kemi konsumuar qumësht me aflatoksinë 

Edhe specat me pesticide, Kroacia kthen pas prodhimet shqiptare 

"The Sun" ngre alarmin: Në Shqipëri është importuar djathë i kontaminuar! 

 

 

Të fundit