Flash News

E-TJERA

Pas Vorës, PS merr një tjetër bashki

Pas Vorës, PS merr një tjetër bashki

Partia Socialiste ka arritur të marrë edhe Bashkinë e Rrogozhinës. Procesi i numërimit ka përfunduar mëngjesin e sotëm dhe kandidati i Partisë Socialiste Edison Memolla arriti të siguronte në këto zgjedhje 5438 vota.

Pas tij renditet kandidati i PD-së, Fredinand Saraçi me 1966 vota, ndërsa i “Shtëpisë së Lirisë”, Hekuran Xhani arriti të merrte 1550 vota.

Edison Memolla: PS- 5438

Fredinand Saraçi: PD – 1966

Hekuran Xhani: SHL – 1550

Ndërkohë, numërimi vijon në 4 bashkitë e tjera, respektivisht në Durrës, Lushnjë, Dibër dhe Shkodër. Kujtojmë që në Vorë rezultati u shpall mbrëmjen e djeshme. Në bashkinë e fituar nga socialistët u aplikua votimi dhe numërimi elektronik.

 

Të fundit