Flash News

E-TJERA

“Patëm debat edhe me bashkëshorten”, Karamuço tregon si e kuptoi që ishte vjedhur nga pastruesja Rozeta Dobi

“Patëm debat edhe me bashkëshorten”, Karamuço

Eksperti i kriminalistikës dhe sigurisë, Ervin Karamuço ishte një nga ‘viktimat’ që ranë pre e grabitjes së pastrueses Rozeta Dobi.

I ftuar në studion e lajmeve të orës 19:00 në Abcneës, Karamuço ka treguar se kur mësoi se ishte vjedhur.

Ai tha se ka qenë në një moment kur ka lyer shtëpinë dhe ka vënë re se mungonte unaza e martetës.

Pjesë nga intervista:

Xhokaxhi: Kur e kuptuat që ishit grabitur?

Karamuço: Ajo që u ka ndodhur gjithë shqiptarëve ku pastruesja ka hyrë në shtëpinë e tyre ku përveç pastrimit merrte dhe lekët. Ne nuk e kemi pikasur në shtëpi me thënë të drejtën, pasi vinte rrallë. Ndodhi që u lye shtëpia, dhe unë pikasa që mungonte unaza.

Madje kemi patur dhe debate me bashkëshorten, ku është unaza. Pastaj patëm një thirrje të policisë ku njëri më tha profesor kemi gjetur emrin tënd. Kam vajtur e kam identifikuar tani po vazhdojnë hetimet.

Xhokaxhi: Unazën s’e keni marrë akoma?

Karamuço: Jo deri sa të përfundojë gjyqi, deri atëherë jam “beqar”.

Xhokaxhi: Bëhet fjalë për një rreth të ngushtë ku shkonte pastruesja.

Karamuço: Mesa di unë nuk bëhet fjalë për rreth të ngushtë. Por ndahej emri si zakonisht në Shqipëri. Nuk mendoj, ka qenë pastruese e shtresave të mesme, të cilët mund ta përballojnë me 8 mijë lekë në muaj. Ne e kërkuam dhe para 10 ditësh që të na vinte.

Të mendosh që e thirrëm për ta vjedhur prapë, por nuk kishte çfarë të na vidhte. Nuk na erdhi tha kam dhimbje koke.

Të fundit