Flash News

E-TJERA

Patos/ 48-vjeçari dhunon nënën, arrestohet nga policia

Patos/ 48-vjeçari dhunon nënën, arrestohet nga policia

Një tjetër episod i dhunës në familje është regjistruar këtë të mërkurë në Patos të Fierit. Një 48-vjeçar ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij për arsye ende të paqarta.

Si pasojë policia thotë se 48-vjeçari është vënë në pranga dhe është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale. 

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Zh. G., 48 vjeç, banues në Patos, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij", thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit