Flash News

E-TJERA

Patozi ironizon Bashën: Edhe fituesi duhet ta mendojë një ditë humbjen

Patozi ironizon Bashën: Edhe fituesi duhet ta mendojë njëPatozi ironizon Bashën: Edhe fituesi duhet ta mendojë një

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike Astrit Patozi ka ironizuar qëndrimin e Lulzim Bashës, pas humbjes së thellë që shënoi në zgjedhjet e pjesshme vendore.

Kryedemokrati tha se 70% e qytetarëve vendosi t’i bojkotonte zgjedhjet, pasi nuk kishin besim. Patozi ironizon teksa thotë se qytetarët që nuk shkuan të votojnë kanë qenë me PD-në zyrtare.

Sipas tij, të njëjtat justifikime janë përdorur edhe më herët nga Basha. Patozi shton se nuk është hera e parë që kryedemokrati i numëron si të vetët abstenuesit e zgjedhjeve.

“Domethënë këta që nuk kanë shkuar të votojnë dje qenkan të gjithë me PD-në zyrtare. Që i bie fitore publicitare me mbi 70 përqind. Ashtu duhet të jetë, në fakt, se ndryshe nuk do të dilte para të gjithëve Lulzim Basha që të përshëndeste zgjedhësit e vet për suksesin.

Me sa duket e ka harruar që e ka përdorur një herë këtë metodë 3 vjet të shkuara, kur i bojkotoi fare zgjedhjet. Madje atëherë ishin bashkë me udhëheqësin e foltores dhe e këndonin në një duet perfekt këtë serenatën e fitores, duke i numuruar si të vetët të gjithë abstenuesit.

Atë duhet ta llogarisë që nuk e ka më kurrë, jo vetëm për këngë, por as për të vajtuar në rast, larg qoftë, të ndonjë disfate. E cila nuk mund të përjashtohet se mund të vijë një ditë, edhe pse deri tani nuk ka pasur fare shanse të ndodhë”, shkruan ndër të tjera Patozi.

Të fundit