Flash News

E-TJERA

Patozi ironizon qëndrimet e partive për raportin e 25 prillit: OSBE/ODIHR-i duhet të shpikë një gjuhë të veçantë

Patozi ironizon qëndrimet e partive për raportin e 25 prillit:
Astrit Patozi

Ish-koordinatori i përgjithshëm i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka reaguar mbi komentet që i janë bërë raportit të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.

Patozi ironizon në Facebook, teksa shkruan se OSBE duhet të shpikë ndonjë gjuhë të veçantë, që raportet të mos "përkthehen kaq pacipësisht".

Ai shton se vetëm në Shqipëri ndodh që një raport ndërkombëtar, "të shitet" si triumf nga të gjitha palët politike. Patozi nënvizon qëndrimin e qeverisë dhe opozitës, njëra palë "e përkthen" si triumf dhe tjetra si faktim të pretendimeve të saj.

Mjafton kaq, sipas Patozit, për të kuptuar se sa larg me të vërtetën dhe me publikun kanë shkuar dy partitë kryesore.

Të fundit