Flash News

E-TJERA

Patozi: Ndarja e Berishës me Bashën nuk më çudit, PD duhet të ndahet menjëherë

Patozi: Ndarja e Berishës me Bashën nuk më çudit, PD duhet

Ish-koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi komentoi zhvillimet brenda Partisë Demokratike, duke e cilësuar marrëdhënien mes Berishës dhe Bashës, si një marrëdhënie kulte, që do t’i jepte fund krizës që ka kapluar PD-në.

“Ndarja e Berishës me Bashën nuk më çudit shumë. Kam qenë shumë i befasuar nga një marrëdhënie aq e gjatë dhe aq okulte, nga një flirt politik 16-17-vjeçare. Njerëzit që nuk dinë të duhen, nuk dinë as të ndahen. Ka qenë një nga marrëdhëniet më hipokrite në politikën shqiptare. Kam përshtypjen që e kam thënë i pari këtë. Shpëtimi i vërtetë dhe mundësia e ringritjes së PD është ndarja e menjëhershme. PD është përballë një realiteti të pamohueshëm, ekzistencës së dy entiteteve politike. Sa më shpejt që ta pranojë këtë realitet, aq më të lehtë do ta ketë për ta kapërcyer”, tha Patozi për A2 CNN.

Sa i përket liderit që do të marrë në dorë fatin e PD-së, Patozi tha se drejtuesi i një partie mund të dalë vetëm nga një garë normale.

“Gjithkush mund ta bënte këtë, por alternativat që kanë dalë kanë qenë të papërfillshëm. Njerëzit që garojnë duhet të jenë faktor politik. Ne mund të mos e kemi fare ndërmend sot emrin, por ai del përmes një gare normale. Agonia e PD do të zgjasë, pasi “Foltorja” është e pangopur të mjaftohet me ndarjen, do ta pushtojë PD-në”, u shpreh Patozi.

Të fundit