Flash News

E-TJERA

Patozi: Ne “të vjetrit” nuk jemi më të nevojshëm për PD-në

Patozi: Ne “të vjetrit” nuk jemi më të nevojshëm

Ish-koordinator i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi shprehet se demokratët e larguar ndër vite nga PD nuk i duhen më kësaj partie.

Duke komentuar situatën në PD në studion e “Debat” në A2, Patozi tha se Partia Demokratike nuk ka nevojë për njerëz që mendojnë me kokën e vet.

Unë mendoj që ne që kemi qenë pjesë e Partisë Demokratike, as na duhet dhe as i duhemi kësaj partie, në këtë derexhe ku e ka katandisur veten. Partia Demokratike nuk ka nevojë për njerëz që mendojnë me kokën e vet.

PD-ja sot është e ndarë në dy kampe: një pjesë janë kryqtarët e Berishës dhe të rrethuarit në kështjellë të Lulzim Bashës. Unë nuk mund të shkoj diku ku nuk të dëgjojnë dhe nuk kanë kohë për zëra të ndryshëm.

PD-ja duhet të mbyllë një herë betejën e brendshme, të dalë “pronari” i saj dhe pastaj ai të mendojë se çfarë do të bëjë në të ardhmen. Kjo betejë është përligjja ekselente e kryetarokracisë. Në PD po zihen se kush është pronari i vetëm i PD-së”, deklaroi Patozi.

 

 

Të fundit