Flash News

E-TJERA

Patozi prezanton kandidatët e rinj në Durrës: Jemi risia e këtyre zgjedhjeve

Patozi prezanton kandidatët e rinj në Durrës: Jemi risia e

Bindja Demokratike zhvilloi sot një takim prezantues me kandidatët e saj të qarkut të Durrësit për zgjedhjet e 25 prillit.

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi i falënderoi kandidatët për angazhimin e tyre politik në këto zgjedhje si përfaqësues të një alternative të re për Shqipërinë.
Ai tha mes të tjerash që Bindja Demokratike ka ofertën më të mirë dhe më serioze për 25 prillin dhe 3 kolonat e saj janë lista 100 përqind e hapur, të gjithë kandidatët me integritet dhe pa asnjë njollë me të shkuarën dhe të sotmen, si dhe një program, që sjell realisht ndryshimin, jo thjesht rotacionin.

Patozi shprehu bindjen për një rezultat të mirë në Durrës dhe në gjithë vendin, duke e mbështetur besimin e tij tek nevoja që ka shoqëria për të nisur një rrugë të re të qeverisjes dhe të administrimit të pushtetit, pas shumë vitesh regresi të shkaktuar nga papërgjegjësia e partive të vjetra.

Sipas tij, ky është një ekip me të rinj, pjesa dërrmuese e të cilëve angazhohen për herë të parë në politike, por ata do të kenë në përbërjen e tyre edhe Valbona Sakollarin, kandidaten e Bindjes Demokratike për kryebashkiake të Durrësit para dy vitesh.  

 

 

Të fundit