Flash News

E-TJERA

Patozi: Pse është herët për t'u gëzuar nga ikja e Bashës

Patozi: Pse është herët për t'u gëzuar nga ikja e

Ish-numri dy i Partisë Demokratike Astrit Patozi ka komentuar vendimin e dorëheqjes së Lulzim Bashës. Ai thotë se është herët për t’u gëzuar për largimin e Bashës, duke theksuar se vendimi ishte tmerrësisht i vonuar.

Ai shkruan në rrjetet sociale se si çdo gjë që zvarritet gjatë nuk është e thënë që të jetë pozitive kur litari këputet.

Referuar kësaj ai thotë se është shumë herët për ta parë largimin e Bashës si një çlirim të madh për fatin e mëtejshëm të Partisë Demokratike.

Sipas Patozit, dorëheqja e Bashës i ka shtuar edhe më shumë pikëpyetjet për perspektivën e PD, pasi ka lënë prapa një fushë të minuar.  Ai thekson se largimi i Bashës nuk është aq i padjallëzuar.

“Dorëheqja e Lulzim Bashës ishte e pritshme, madje tmerrësisht e vonuar. Dhe si çdo gjë në këtë botë që zvarritet gjatë nuk është e thënë patjetër që të bëjë mirë edhe kur më në fund litari këputet.

Ndaj është shumë herët për ta parë atë si një çlirim të madh për fatin e mëtejshëm të Partisë Demokratike.

Mendoj se ajo i ka shtuar edhe më shumë pikëpyetjet për perspektivën e saj politike, pasi ka lënë prapa një fushë të minuar.

Tani varet shumë se si do ta lexojnë protagonistët e tjerë ikjen jo aq të padjallëzuar të kryetarit tashmë të larguar nga zyra e selisë së PD”, shkruan Patozi.

Të fundit