Flash News

E-TJERA

Patozi: Shtatori, provë e madhe për Bashën dhe për Berishën

Patozi: Shtatori, provë e madhe për Bashën dhe për

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi e ka cilësuar shtatorin një sfidë për kreun e opozitës, Lulzim Basha dh eish kryeministrin Sali Berisha.

I ftuar në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, Patozi tha se ata janë fshehur pas njëri-tjetrit dhe kanë përgjegjësi për gjithçka kanë bërë me PD.

Shtatori do të jetë një provë e madhe për Bashën dhe për Berishën. Sali Berisha dhe Lulzim Basha janë një lloj çifti atipik, mund të jetë histori unikale në të gjithë botën, të kesh një raport aq të gjatë hipokrizie me publikun por edhe me njëri-tjetrin.

Një ditë kësaj do t’i vinte fundi dhe mesa duket elementë të botës shqiptare nuk kishin forcë që këtë marrëdhënie ta ndriçonin dhe për shkak të persistencës së SHBA dhe vizita e Reeker e përforcoi këtë dhe në shtator do ti jepet drejtim kësaj punë.

Berisha ka 8 vjet që thotë nuk ka rol në PD, përveç se është lojtar periferik dhe gjithçka është në dorë të Bashës.

Nga ana tjetër Basha fshihet pas hijes së Berishës. Ata janë fshehur pas njëri-tjetrit dhe kanë edhe meritë edhe përgjegjësi për gjithçka kanë bërë me PD, 50 me 50. Unë nuk dua të bëj Kasandrën por jam i sigurt që Basha do të shtyjë Berishën”, tha Patozi.

Të fundit