Flash News

E-TJERA

"PD është thirrja e zemrës", Azem Hajdari fton të rinjtë: Investoni në dheun e nënës dhe babait!

"PD është thirrja e zemrës", Azem Hajdari fton të

Azem Hajdari, djali i vogël i familjes së “pishtarit të demokracisë” ka ftuar të rinjtë që të investojnë në vendin e tyre, duke theksuar se PD është thirrja e zemrës.

Në fjalën e mbajtur në Kuvendit e thirrur nga Sali Berisha, Hajdari u shpreh se shpreson që PD të përmirësohet, ndërsa vuri theksin te kontributi i saj në momentet e vështira që ka kaluar vendi.

Djali i vogël i Azem Hajdarit, që mban dhe emrin e të atit shprehu mirënjohjen pas vlerësimit që iu bë sot babait të tij. "Pishtari i demokracisë" u shpall kryetar nderi i PD.

“Të nderuar motra dhe vëllezër, gëzuar ditën e krijimit të Partisë Demokratike, partinë e adrenalinës për lirinë, demokracinë dhe për paqen. Falënderoj PD-në për vendimin që vlerësoi babanë tim si president i përjetshëm i kësaj partie.

PD është mbi çdo pjesëtar, është thirrja e zemrës së njeriut. Ftoj të gjithë moshatarët e mi dhe të gjithë rininë që të investojnë në tokën, dheun e nënës dhe babait të tyre. Shpresoj që ku Kuvend dhe çdo kuvend që PD të mbajë të jetë në përmirësimin e kësaj partie, që ka qenë aty në momentet më kritike të vendit”, tha Hajdari.

 

Të fundit