Flash News

E-TJERA

PD kërkesë Kuvendit pasi anuloi mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Alqi Bllakon

PD kërkesë Kuvendit pasi anuloi mbledhjen e Këshillit të

Pasi Alqi Bllako dorëzoi letrën ku kërkon dorëheqjen nga posti i deputetit, Kuvendi njoftoi anulimin e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.

Megjithatë, Partia Demokratike i ka dërguar një kërkesë Kuvendit për mbledhjen e Këshillit të Mandateve. 

“Në mbështetje të nenit 13, pika 6 dhe nenit 118 të rregullores së Kuvendit të Shqipërisë kërkojmë thirrjen e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ditën e mërkurë, datë 30.03.2022, ora 18:00 për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, depozituar në Kuvendin e Shqipërisë me shkresën nr.1274 prot., datë 29.03.2022, për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë z. Alqi Bllako, së bashku me relacionin përkatës të arsyetuar”, thuhet në kërkesë.

Kërkesa është firmosur nga deputetët Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi, Ervin Salianji, , Greda Bardeli, dhe Saimir Korreshi.

 

 

Të fundit