Flash News

E-TJERA

PD kërkon përsëritjen e zgjedhjeve, LSI rinumërimin e votave; KAS tërhiqet për të marrë vendimin për Durrësin

PD kërkon përsëritjen e zgjedhjeve, LSI rinumërimin e
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve është tërhequr për të marrë vendimin nëse do t'i pranojë ose jo kërkesat e PD dhe LSI për qarkun e Durrësit.

PD kërkon pavlefshmërinë e rezultatit të 25 prillit dhe përsëritjen e zgjedhjeve, ndërsa LSI kërkon rinumërimin e votave.

Deri më tani KAS-i ka përfunduar shqyrtimin për qarkun e Gjirokastrës, Beratit dhe Vlorës. Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve rrezoi kërkesat e PD dhe LSI për përsëritje të zgjedhjeve në Gjirokastër dhe Vlorë.

Sa i përket Beratit u pranua kërkesa e LSI-së për rinumërimin e 114 kutive, ku pati ndryshim të numrit të votave, por shifra të papërfillshme për të ndryshuar rezultatin.

Të fundit