Flash News

E-TJERA

PD-PS arrijnë dakordësi në Komisionin e Medias: Të nisin procedurat për shkarkimin e Këshillit Drejtues të RTSH

PD-PS arrijnë dakordësi në Komisionin e Medias: Të nisin

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë arritur dakordësi në Komisionin e Medias që të nisin procedurat për shkarkimin e 9 anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH.

Kryetarja e komisionit, Ina Zhupa propozoi që nesër të bëhen dëgjesa me 9 anëtarët e Këshillit Drejtues.

“Që nga sot nisin procedurat për shkarkimin e 9 anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH, ku 8 janë anëtarë dhe 1 është kryetari i Këshillit Drejtues. Propozoj që nesër të bëjmë dëgjesa me 9 anëtarët, secili me kohën e vet, duke parashikuar një kohë prej 20 minutash për secilin për të mbaruar dëgjesat”, tha Zhupa.

Të fundit