Flash News

E-TJERA

Pedagogët të vendosur: Nga e hëna, çdo ditë protestë. Qeveria të reagojë

Pedagogët të vendosur: Nga e hëna,  çdo ditë

Pedagogët kanë mbyllur protestën e mbajtur sot. Ata paralajmëruan se duke filluar nga dita e hënë, kur nis edhe viti i ri akademik, do të ketë çdo ditë protestë para fakulteteve, derisa qeveria të reagojë.

“Nga ora 08:00-10:00 do të bëhet prezantimi i studentëve të rinj, ndërsa në orën 10:00-12:00 do të zhvillohet protestë para godinave në të gjitha fakultetet”, thanë pedagogët.

Qeveria ju përgjigj disa javë më parë protestës së pedagogëve duke miratuar rritjen e pagës për ta me 15%. Një rritje e tillë nuk u pranua nga pedagogët të cilët kërkojnë që minimalisht paga të rritet me 20-30%.

Po ashtu, ata kanë bërë thirrje për financimin e kërkimit shkencor, rivlerësimi i orëve mësimore, si edhe transparenca me buxhetin për universitetet publike.

Disa nga kërkesat e pedagogëve:

Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës

Rritja e financimit për kërkimin shkencor

Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’

Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë

Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare

Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosdiferencimit të orës mësimore të leksionit.

Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare

Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.

Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.

Të fundit