Flash News

E-TJERA

Pelegrinazhi në Malin e Tomorrit, qarkullimi i makinave i bllokuar prej disa orësh

Pelegrinazhi në Malin e Tomorrit, qarkullimi i makinave i bllokuar prej

Qindra pelegrinë presin në radhë për të vazhduar rrugën drejt Malit të Tomorrit, ku zhvillohen festime që do të zgjasin deri në 25 gusht.

Një numër i lartë makinash qëndrojnë në radhë prej disa orësh pasi është bllokuar rruga që të çon në Teqenë e Kulmakut.

Fluksi i pelegrinëve drejt malit të Tomorit, kthimi i emigrantëve për pushime por edhe turistët e huaj kanë shtuar ndjeshëm lëvizjen e mjeteve në qytetin e Berat, i cili prej disa ditësh po përballet me trafik në akset kryesore. 

Dita kulminante e festës në Malin e Tomorrit është e diela, kur pelegrinët kryejnë ritet duke bërë kurban, ndezin qirinj dhe luten.

  

 

Të fundit