Flash News

E-TJERA

Pensionet e minatorëve, si do të amnistohen gjobat

Pensionet e minatorëve, si do të amnistohen gjobat

Dërgohet në Kuvend nisma për amnistimin e gjobave të minatorëve, të cilët krahas pensionit, kanë përfituar edhe pagë, duke qenë pjesë e tregut të punës.

Të qenit debitor i ka privuar ata nga e drejta për ta marrë të plotë pensionin. Por, me nismën e ndërmarrë nga qeveria parashikohet falja e borxhit. 

Qëllimi është t'i jepet zgjidhje problematikës së krijuar për ish-punonjësit e nëntokës pasi paguajnë detyrimin debitor ndaj fondeve të sigurimeve shoqërore, si rezultat i punës dhe marrjes së pagesës si persona të punësuar ose të vetëpunësuar.

Penalitetet

Për shkak se nuk kanë deklaruar punësimin e tyre, këta minatorë janë gjobitur. Kjo ka sjellë reduktim të masës së pensionit deri në 50% e cila do të vazhdojë deri në zerimin e borxhit.

Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë, por për likuidimin e detyrimeve të krijuara nga mosdeklarimi i punësimit dhe tërheqja e paligjshme e këstit  të përfitimit, në periudha të mëparshme, trajtohen me 75-50% të përfitimit mujor, duke mbetur në kushte të pamjaftueshmërisë së të ardhurave  kundrejt nevojave jetësore.

Nëpërmjet faljes së detyrimeve sipas këtij projekt-ligji, pra mos ushtrimin e ndalesave nga pensioni, synohet të normalizohet situata e tyre financiare me të ardhura të mjaftueshme mujore për plotësimn e nevojave jetësore.             

Të fundit