Flash News

E-TJERA

Pensionistët i bashkohen protestës së opozitës: 800 mijë të moshuar me 0 rritje nga Rama

Pensionistët i bashkohen protestës së opozitës: 800

Opozita ka zhvilluar një protestë para Parlamentit të Shqipërisë kundër miratimit të projekt-buxhetit për vitin 2025.

Gjatë protestës, kanë qenë të pranishëm edhe pensionistë, të cilët shprehen kundër politikave të qeverisë.

Pensionistët mbajtën pankarta me kërkesa për përmirësimin e kushteve të jetesës. Njëri prej tyre mbante pankartën "Të rriten pensionet me 20 përqind", ndërsa një tjetër kishte parrullën "800 mijë pensionistë me zero rritje pensioni nga Rama". Protesta është një reagim ndaj masave të projekt-buxhetit që nuk parashikojnë rritje të pensioneve.

Të fundit