Flash News

E-TJERA

Pensionistët protestojnë për pensionet: Të na rrojnë kriminelët e oligarkët, ne jemi fundosur

Pensionistët protestojnë për pensionet: Të na rrojnë

Një grup pensionistësh kanë protestuar para Ministrisë së Kulturës lidhur me indeksimin e pensioneve që u bë nga qeveria.

Pensionistët e kanë quajtur tallje rritjen me 7 mijë lekë të pensioneve duke e konsideruar të pamjaftueshëm për të jetuar.

Ata kanë thënë se çmimet janë në rritje dhe se krahasuar me Kosovën që i indeksoi pensionet me 20%, Shqipëria vendosi vetëm 4.1%.

“Shpenzimet mujore po rriten, unë marr 178 mijë lekë nga këto 72 mijë lekë shkojnë për ilaçe, paguaj drita e ujë. Bëjini vetë ju llogaritë pastaj. Teksa çmimi i fruta-perimeve rritet, pensionet ulet.

Ne jemi fundosur, çfarë të bëjmë. Thonë se në Nëntor do ngrihet dhe çmimi i bukës, mjerë ne. Të rrojë pushteti, të rrojë kriminaliteti e oligarkët që po na fundosin. Kosova 11 vite shtet i rriti pensionet me 20%, ndërkohë që në 112 vjet shtet e rriti me 4.1% indeksimin”, janë shprehur pensionistët.

Të fundit