Flash News

E-TJERA

Për herë të parë Kuvendi mblidhet ditë të premte, sa legjislatura janë bojkotuar në seancën e hapjes

Për herë të parë Kuvendi mblidhet ditë të premte,

Nesër do të nisë nga puna legjislatura e 10-të e Kuvendit të Shqipërisë. Ne seancën e nesërme, do të behet verifikimi i mandateve dhe betimi i deputetëve të rinj.

Për herë të parë në histori, PS do të jetë për të tretën herë forca mazhoritare në Kuvend. Sipas rregullores së Kuvendit, seanca e parë drejtohet nga deputeti më i vjetër në moshë, që është Luljeta Bozo.

Kryetare e Kuvendit është vendosur Lindita Nikolla, ndërsa prej tre dekadash, ajo karrige është drejtuar nga Pjetër Arbnori, Kastriot Islami, Namik Dokle, Servet Pëllumbi, Ilir Meta, Skënder Gjinushi, Gramoz Ruçi dhe Jozefina Topalli,e  vetmja grua deri më sot.

Sipas të dhënave të Institutit të Studimeve Politike, nga dhjetë legjislatura, gjysma e tyre janë bojkotuar në seancat e hapjes, (3 herë PD dhe 2 herë PS). Kjo legjislaturë nis pa bojkot parlamentar.

Kjo është hera e parë, sipas ISP, që parlamenti mblidhet në një ditë të premte, pasi më 1997 dhe 2017 është mbledhur në fundjavë dhe në pesë raste të tjera është mbledhur ditën e hënë, pra në fillim të javës.

Mbledhja e parlamentit me 10 shtator përputhet me përcaktimin kushtetues të mandatit të parlamentit të vjetër (4 vjet, në të njëjtën ditë). 

Në zgjedhjet e 25 prillit, PS arriti të siguronte 74 mandate, PD mori 59 deputetë, LSI arriti të siguronte 4 dhe PSD e Tom Doshit mori 3.

Të fundit