Flash News

E-TJERA

Përcillet për në banesën e fundit mjeshtri i madh i humorit, Koço Devole

Përcillet për në banesën e fundit mjeshtri i madh i humorit,
Në foto: Të afërm dhe miq përcjellin Koço Devolen për në banesën e fundit

Përcillet për në banesën e fundit aktori i madh i humorit, Koço Devole. Humoristi humbi jetën pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore për shkak të COVID-19.

Mes lotëve dhe dhimbjes së madhe, që la pas, Devole do të prehet në varrezat e Sharrës. Gjatë përcjelljes për në varreza, mjeshtri i madh i humorit është duartrokitur për herë të fundit.

Familjarët e tij janë prekur shumë nga një humbje e tillë. Që në momentin e infektimit, fëmijët e tij Genci dhe Dorjana i kanë qëndruar pranë, por fatkeqësisht ai nuk e fitoi betejën me sëmundjen e rëndë dhe virusin Covid-19.

Devole prej kohësh vuante nga leuçemia dhe se infektimi me Covid-19 kishte agravuar situatën e tij shëndetësore.

Përcillet për në banesën e fundit mjeshtri i madh i humorit,

Përcillet për në banesën e fundit mjeshtri i madh i humorit,

Të fundit