Flash News

E-TJERA

Përdorimi i simboleve naziste në protestën kundër vaksinimit, Antiterrori nis hetimet

Përdorimi i simboleve naziste në protestën kundër

Njësia Antiterror ka nisur hetimet për protestën kundër vaksinimit të detyrueshëm të organizuar dy javë më parë. Shkak i nisjes së hetimit është bërë përdorimi i simboleve naziste në protestë.

Ende nuk është identifikuar personi i cili mbante në dorë pankartën me mbishkrimin “Covidism” të vendosur bashkime simbolin “SS” të nazistëve. Përdorimi i pankartës është parë si një formë krahasimi mes nazizmit dhe Covid-19.

Në një mënyrë apo në një tjetër, sipas Njësisë Antiterror, mund të shihet si një mesazh i përcjellë për publikun duke i mëshuar teorive konspirative të lidhura me pandeminë Covid-19.

Bazuar në nenin nr. 225 të Kodit Penal të Shqipërisë, përdorimi i simboleve që i përkasin një partie ose një organizate antikushtetuese, dënohet me gjobë ose deri në 3 vite burgim.

Të fundit