Flash News

E-TJERA

Përfshihet nga flakët banesa në Shkodër/ Humb jetën i moshuari, bashkëshortja dërgohet në spital

Përfshihet nga flakët banesa në Shkodër/ Humb jetën i

Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen “Tophane” në Shkodër. Për pasojë ka humbur jetën 74-vjeçari i identifikuar si Musa Pajati.

Ndërsa bashkëshortja e tij është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Në shtëpi jetonte vetëm çifti i moshuar.

Pajati nuk ka mundur të dalë jashtë banesës për shkak se ishte i paralizuar. Ende nuk ka një njoftim zyrtar për ngjarjen, por dyshohet se shkaku i zjarrit është bombula e gazit.

 

Të fundit