Flash News

E-TJERA

Përfshihet nga flakët biznesi në Përmet, ja çfarë dyshohet

Përfshihet nga flakët biznesi në Përmet, ja

Një dyqan është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të premteje në Përmet lagjen “Naim Frashëri”.

Policia njofton se dyqani ka qenë i mbyllur në momentin kur është përfshirë nga flakët.

Për pasojë ka vetëm dëme materiale. Shkak i zjarrit dyshohet një shkëndijë elektrike.

“Rreth orës 20:00, në lagjen “Naim Frashri”, Përmet, ka marrë flakë biznesi (dyqan) me konfeksione, në pronësi të shtetasit A. J., banues në Përmet. Dyqani në momentin e përfshirjes nga flakët ka qenë i mbyllur.

Për pasojë ka vetëm dëme materiale. Nuk ka njerëz të dëmtuar.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndi elektrike.”, njofton policia.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse dhe grupi hetimor, po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit