Flash News

E-TJERA

Përfshihet nga flakët Ishulli i Sazanit

Përfshihet nga flakët Ishulli i Sazanit

Ishulli i Sazanit është përfshirë nga flakët mesditën e së dielës. Mësohet se zjarri është shfaqur në pjesën lindore të ishullit në vendin e quajtur ‘Plazhi i Gjeneralit’.

Si pasojë e flakëve janë djegur sipërfaqe me pisha dhe shkurre. Forcat e Rojes Bregdetare dhe Administrata e Zonave të Mbrojtura ndodhen në terren dhe po punojnë për të neutralizuar flakët.

Kujtojmë se vitin e shkuar zjarret shkaktuan mjaft dëme në vend duke djegur sipërfaqe me bimë nga veriu në jug.

Përfshihet nga flakët Ishulli i Sazanit Përfshihet nga flakët Ishulli i Sazanit

Të fundit