Flash News

E-TJERA

Përfshihet nga flakët mobileria në Shkodër

Përfshihet nga flakët mobileria në Shkodër

Një mobileri në qytetin e Shkodrës është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të marte, rreth orës 12:30, në lagjen “Daniel Matlia”.

Zjarri dyshohet se ka rënë aksidentalisht gjatë punës për izolimin e tarracës së mobilierisë, duke shkaktuar dëme materiale, por pa lëndime në njerëz.

Forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e Policisë mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, duke ndërhyrë për shuarjen e flakëve. Hetimet për të përcaktuar shkakun e saktë të zjarrit po vijojnë.

Të fundit