Flash News

E-TJERA

Përfshihet nga flakët një magazinë në Tiranë

Përfshihet nga flakët një magazinë në Tiranë
foto ilustruese

Pasditen e sotme një magazinë është përfshirë nga flakët në Tiranë dhe sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:55, në rrugën “Hamdi Pepa”.

Si pasojë  e zjarrit të rënë ka vetëm dëme materiale, ndërsa zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes. Teksa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:55, në rrugën “Hamdi Pepa”, ka rënë zjarr në magazinën në pronësi të shtetasit B. A., ku ka vetëm dëme materiale.

Shërbimet e zjarrfikëseve ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Të fundit