Flash News

E-TJERA

Përfshihet nga flakët pallati pranë burgut ‘313’

Përfshihet nga flakët pallati pranë burgut ‘313’

Një zjarr ka rënë mëngjesin e kësaj të mërkure në Tiranë, në rrugën “Jordan Misja”, pranë burgut 313.

Sipas raportimeve zjarri ka rënë në katin e pestë të një pallati, ndërsa deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Mësohet se zjarrfikëzja ka shkruar në vendin e ngjarjes dhe ka arritur të shuajë flakët, por një hyrje ka mbetur e djegur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të rastit.

Të fundit