Flash News

E-TJERA

Përfshihet nga flakët parkimi i autobusëve në Durrës

Përfshihet nga flakët parkimi i autobusëve në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një zonë të vjetër parkimi autobusësh në Fllakë, Durrës. Disa mjete të amortizuara dhe të papërdorura kanë marrë flakë.

Autobuët kanë qenë të parkuar prej kohësh dhe nuk ka rrezik për përhapje të zjarrit. Nuk raportohet për persona të lënduar.

“Rreth orës 13:45, në lagjen nr. 15, Durrës, në parkun e autobusëve në sektorin “Rinia”, ka rënë zjarr në ambientet e parkimit të autobusëve, ku, si pasojë, janë përfshirë nga flakët disa autobusë të vjetër.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit dhe për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes”, thuhet në njoftim.

 

Të fundit