Flash News

E-TJERA

Përfundon gjykimi për dosjen 339/3; Gjykata rrëzon akuzat për grup të strukturuar kriminal, jepet vendimi për 8 të pandehurit

Përfundon gjykimi për dosjen 339/3; Gjykata rrëzon akuzat
Foto Ilustruese; GJKKO

GJKKO jep vendimin, duke deklaruar fajtorë 8 të pandehurit për trafik droge në dosjen 339/3.

“Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar gjykimin e Dosjes 339/3, ku në perfundim të gjykimit ka deklaruar fajtorë të pandehurit për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike në bashkepunim”, parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.

Megjithatë Gjykata e Posaçme ka rrezuar akuzën për grup të strukturuar kriminal dhe vepra të kryer nga grupi i strukturar, akuza këto të parashikuara nga Neni 333/a dhe 334 te Kodit Penal.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar më herët të pandehurve do t'i ulet një e treta e dënimit.

Të pandehurit janë dënuar përkatësisht:
1. Ramadan Dushaj me 9 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 6 vite burgim.
2. Rezart Cacani me 9 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 6 vite burgim.

3. Neritan Saraçi me 7 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 4,8 vite burgim.
4. Ardit Haxhagiqi me 8 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 5,4 vite burgim.
5. Vilson Noka me 14 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 9,4 vite burgim.
6. Fatbardh Gostini me 7,6 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 5 vite burgim.
7. Luan Boça me 7 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 4,8 vite burgim.

8. Elis Guri, i dënuar me 7 vite burgim për prodhim dhe shitje të narkotikëve, dhe përfundimisht ulet dënimi për shkak të gjykimit të shkurtuar me 4.8 vite burgim.”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Elis Guri është kampion bote në mundje. Në një reagim pas dhënies së masës nga Gjykata, avokati i Gurit tha se klienti i tij ishte i pafajshëm dhe se “vendimi është i pambështetur në ligj dhe në prova, dhe se do të kundërshtohet në Gjykatën e Posaçme të Apelit ku brenda afatit ligjor.”

Të fundit